Pezullimi i Nexhat Krasniqit, Shefqet Emërllahu caktohet ushtrues i detyrës së Shefit të Prokurimit në MMPHI

Aktuale

Pezullimi i Nexhat Krasniqit, Shefqet Emërllahu caktohet ushtrues i detyrës së Shefit të Prokurimit në MMPHI

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 10:26
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI)

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), ka marrë vendim që pas pezullimit të Nexhat Krasniqit nga pozita e udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit në këtë ministri, të caktojë Shefqet Emërllahun ushtrues të detyrës në këtë pozitë.

Vendimi i MMPHI-së është marrë më 7 nëntor 2023.

“Z.Shefqet Emerllahu, caktohet Ushtrues i Detyrës së Udhëheqësit të Divizionit të Prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës/ pjesa e Infrastrukturës, për periudhën gjashtë (6) mujore nga hyrja në fuqi e këtij vendimi”, thuhet në vendimi e ministrisë, sipas “Betimi për Drejtësi”.

Në vendim, gjithashtu thuhet se vendimi hyn në fuqi nga dita e nënshkrimit dhe se obligohet Divizioni i Prokurimit dhe Divizioni i Burimeve Njerëzore, për zbatimin e këtij vendimi.

Vendimi është nënshkruar nga zëvendësuesi i sekretarit të përgjithshëm të MMPHI-së, Izedin Bytyqi, të cilit bashkë me nëntë të tjerë, në gusht të këtij viti i është ngritur aktakuzë për korrupsion.

Ndryshe, pas sanksionimit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nexhat Krasniqi më 3 nëntor është pezulluar nga pozita e udhëheqësit të divizionit të prokurimit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI).

Departamenti Amerikan i Shtetit më 3 nëntor 2023, ka vendosur në listën e sanksioneve Nexhat Krasniqin, ish-zyrtar i prokurimit në Ministri të Tregtisë, për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Atij do t’i ndalohet hyrja në SHBA.

“Si zyrtar publik përgjegjës për mbikëqyrjen e kontratave të prokurimit, Krasniqi ka abuzuar me postin e tij publik duke pranuar ryshfet në këmbim të dhënies së kontratës për lejimin e ndërtimit të parkut industrial në komunën e Drenasit nga kompania Eltoni”, u tha në njoftim

Pas saksionimit të Krasniqit, ka reaguar Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Sipas tij, saksionimi i Krasniqit tregon se sa me seriozitet e trajtojnë çështjen e korrupsionit.

“Ky njoftim rikonfirmon seriozitetin me të cilin Shtetet e Bashkuara i trajtojnë çështjet e korrupsionit. Ne do të vazhdojmë të përdorim të gjitha mjetet në dispozicion për të promovuar llogaridhënien dhe për të penguar sjelljen e ardhshme kriminale duke mbështetur institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit”, kishte shkruar Hovenier në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat