Abazi: Jam jashtëzakonisht i lumtur që s’jam pjesë e Vetëvendosjes

Aktuale

Abazi: Jam jashtëzakonisht i lumtur që s’jam pjesë e Vetëvendosjes

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 21:08
Haki Abazi

Deputeti i Pavarur i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka deklaruar se është jashtëzakonisht i lumtur që nuk është më pjesë e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Abazi në Tëvë1, tha se në Vetëvendosje po shihet një ngurtësi e plotë në drejtimin e premtimeve elektorale dhe programit të kësaj partie.

“Në pikat qëndrore po shihet një ngurtësi e plotë, në kuptimin e Lëvizjes në drejtimin e premtimit elektoral dhe programor që ka bërë Levizja Vetëvendosje. Natyrisht unë sot ndjehem jashtëzakonisht mirë që nuk jam pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, pa çka që me sinqeritetin më të madh të mundshëm të gjithë karirerën time profesionale e politike e kam vendosë në shërbim të një ndryshimi të madh dhe të një kalimit të një tranzicioni nëse mund ta quajmë të tillë nga 99 deri në 2019”, tha Abazi.

Kujtojmë që Abazi kishte kritikuar Qeverinë lidhur me disa vendime të marra, e në të njëjtën kohë kishte thënë se Prokuroria duhet ta marrë në pyetje kryeministrin Kurti për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit.

Pas këtyre akuzave, Abazin partia e tij e kishte larguar nga pozita e kryetarit të Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme dhe anëtarit të Komisionit për Stabilizim-Asociim.

Derisa Abazi, kishte thënë se kryeministri Albin Kurti kishte dhënë urdhër për shkarkimin tij nga pozita e kryesuesit të Komisionit për Punë të Jashtme si dhe ai për Stabilizim Asociim, pasi siç kishte thënë ai, frikësohet se do të bëhet pjesë e atyre që duan ta rrëzojnë Qeverinë.

Abazi kishte reaguar edhe pas pranimit të planit evropian nga kryeministri Albin Kurti me ç’rast ai kishte njoftuar se përfundimisht me këtë veprim i ka ndarë rrugët me Kurtin dhe Vetëvendosjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat