14% e punonjësve në Polici janë gra – Hovenier kërkon angazhim për përmirësimin e gjendjes së tyre

Aktuale

14% e punonjësve në Polici janë gra – Hovenier kërkon angazhim për përmirësimin e gjendjes së tyre

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 13:24
Jeff Hovenier

Shoqata e Grave të Policisë së Kosovës ka shënuar 10-vjetorin e themelimit. Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier tha se gratë në polici kanë arritur shumë rezultatet, por që duhet ende punë për përmirësimin e gjendjes së tyre.

Përfaqësuesi i OSBE-së në Kosovë, Edward Anderson, pati fjalë të mëdha për gratë police, për çka tha se ato përkujdesen për fëmijët e tij, duke premtuar mbështetje të vazhdueshme.

Përderisa drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha tha se gratë në police janë shembull i punës së suksesshme në rajon.

Ai sqaroi se në Polici janë 14% gra police, duke thënë se ky është numër i pamjaftueshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat