Koloneli i FSK-së: Kurti le t’ia plotësojë kërkesat Njësisë Speciale

Aktuale

Koloneli i FSK-së: Kurti le t’ia plotësojë kërkesat Njësisë Speciale

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 17:38
Afrim Veseli

Afrim Veseli, kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), protestës së NjSI-së ka thënë se kërkesat e tyre janë legjitime duke marrë parasysh edhe nivelin e pagave që i marrin.

“Është shumë keq që u sollën në një situatë të tillë që ata dolën të protestojnë dhe më e keqja që pas protestës së parë ata nuk morrën përgjigje”, ka thënë Veseli.

Koloneli i FSK-së është shprehur që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duhet t’ia plotësojë kërkesat e Njësisë Speciale.

“Kurti le t’ia plotësojë kërkesat e Njësisë Speciale”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i lumtur që kryeministri Kurti do të takohet me ta, duke shtuar se “Nëse Kosova ka djemë të mirë, ata janë Njësitë Speciale të Republikës së Kosovës që ia zbardhen fytyrën më 24 shtator”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat