“Investoni në Kosovë”, thirrja e Kurtit për Ankandin e parë të Energjisë së Ripërtëritshme Solare

Aktuale

“Investoni në Kosovë”, thirrja e Kurtit për Ankandin e parë të Energjisë së Ripërtëritshme Solare

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 15:31
Albin Kurti

Ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MW vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024, njofton kryeministri Albin Kurti.

“E kemi prioritet modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë. Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë”, thotë ai, derisa zbulon se oferta e Qeverisë për investitorët e interesuar “është një proces i drejtë dhe transparent”.

Postimi i plotë:

Ankandi i parë për Energji të Ripërtëritshme Solare me kapacitet 100 MW vazhdon të jetë i hapur deri në janar 2024.

E kemi prioritet modernizimin dhe përmirësimin e kapaciteteve në sektorin e energjisë. Synimi ynë është zhvillimi i burimeve të ripërtëritshme të energjisë. Oferta jonë për investitorë të interesuar është një proces i drejtë dhe transparent, me kritere tërheqëse investuese që përfshijnë:

– qira 30 vjeçare të tokës publike e përshtatshme me rrezatim diellor të lartë dhe infrastrukturë rrugore afër,

– marrëveshje për blerje të energjisë për 15 vjet,

– lidhje të siguruar në rrjetin e transmisionit që është vetëm 350 metra larg.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer edhe për mërgatën tonë, që të (bashkë)investojë në një projekt të sigurt e të përgatitur mirë e me kujdes.

Investoni në Kosovë. Investoni tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat