Osmani me vizitë pune në Singapor, atje do të pritet nga krerë të shtetit

Aktuale

Osmani me vizitë pune në Singapor, atje do të pritet nga krerë të shtetit

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 14:29
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Singapor gjatë së cilës do të takohet me përfaqësues të lartë shtetëror.

Zyra e Presidentes ka njoftuar se gjatë qëndrimit në Singapor, Osmani do të pritet në takim nga presidenti i Singaporit, Tharman Shanmugartnam dhe nga kryeministri i Singaporit, Lee Hsien Loong.

“Në kuadër të kësaj vizite Presidentja Osmani do të marrë pjesë në Forumin Ekomomik te Bloombergut në Singapor, ku do të jetë ndër folëset kryesore në këtë forum. Forumi Ekonomik i Bloomberg-ut është ndër forumet më të mëdha dhe më të rëndësishme ekonomike në botë, i cili mbledhë CEO nga kompanitë më të suksesshme botërore dhe liderë politik, për të diskutuar tejkalimin e sfidave globale në fushën e ekonomisë dhe krijimin e partneriteteve te reja”.

“Gjatë kësaj vizite, Presidentja Osmani bashkë më bizneset kosovare prezente në Bloomberg, do të jenë pjesë e një tryeze të rrumbullakët për tregtinë, investimet dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Singaporit. Në këtë tryezë, ajo do të flasë për potencialin ekonomik të Kosovës dhe së bashku me bizneset kosovare do t’i përgjigjen interesimit të bizneseve të Signaporit. Ndër të tjera, Presidentja është ftuar të marrë pjesë edhe në ceremoninë e Earthshot Prize, që mbahet nën patronatin e Princit William të Wales-it, ceremoni kjo që i dedikohet agjendës së gjelbër”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat