Specialët e policisë sërish protestojnë nesër, kërkesat mbeten të njëjta

Aktuale

Specialët e policisë sërish protestojnë nesër, kërkesat mbeten të njëjta

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 13:55
Foto ilustrim

Njësia Speciale Intervenuese pritet që edhe nesër të protestojë para objektit të qeverisë me kërkesat e njëjta sikurse ato të 1 nëntorit që ndërlidhen me shtesat e rrezikshmërisë dhe të tjera.

Protesta sipas burimeve do të mbahet nga ora 12:00 deri në 12:30

Media mëson poashtu se gatishmëri për t’iu bashëangjitur protestës kanë shprehur edhe njësi të tjera policore të specializuara e kufitare (NJNSH) por për shkak të mungesës së autorizimit nuk mund të protestojnë

Por të njëjtit i kanë dhënë mbështetje njësisë elitare të policisë së Kosovës lidhur me kërkesat e tyre, dhe të njëjtën e konsiderojnë jetike për sigurinë e vendit sidomos në operacionet që ndërlidhen me veriun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat