Ganimete Musliu e quan Kurtin mashtrues: Ҫka e ka kaq për ngutë, vetëm ai e di

Aktuale

Ganimete Musliu e quan Kurtin mashtrues: Ҫka e ka kaq për ngutë, vetëm ai e di

Nga: H.O. Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 20:16
Ganimete Musliu

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu në një postim të saj në Facebook e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti si ‘mashtruesi në aksion’.

Deputetja Musliu shkruan se Kurti nuk paska ditur ҫka me gënjy sot dhe ka dalë për me inauguru rihapjen e tuneleve në linjën hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

Ajo tutje shkruan se shihet qartë se ky tunel është në fazën fillestare.

Postimi i plotë:

MASHTRUESI NE AKSION!

Albin Kurti s’paska ditë ҫka me rrejt sot dhe paska dalë me inauguru  rihapjen  e  tuneleve si pjesë e aksit të linjës hekurudhore Hani i Elezit-Fushë Kosovë.

S’ke nevojë me qene fare inzhinier i ndërtimtarisë apo arkitekt me e pa këtë video dhe me konstatu që ky tunel është në fazen fillestare të punimeve. Armaturat jashtë betonit, rrjedha e ujit që shihet në tunel, mungesa e ndriqimit, mungesa e murit në hyrje të tunelit janë vetëm disa elemente që shihen qartë  dhe të bijnë në përfundim se inagurimi  është i parakoheshëm. 

Ҫka e ka kaq për ngutë MASHTRUESI vetëm ai e di.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat