“Astrit t’kanë rrejtë” – qendra e VV-së në Gjakovë mbulohet me grafite

Aktuale

“Astrit t’kanë rrejtë” – qendra e VV-së në Gjakovë mbulohet me grafite

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 15:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë natës të së premtes, zyret qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje u mbuluan nga mbishkrime që bënin thirrje për të kërkuar drejtësi për aktivistin e VV-së, Astrit Dehari.

Burimet e medias bëjnë të ditur se persona të panjohur kanë vendosur gtrafite ku shkruan “Astrit t‘kanë rrejtë”, “Drejtësi për Astritin”, dhe “Zajednica nuk kalon”.

Për këtë rast, Policia është vënë në dijeni dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes ku pas hetimeve është iniciuar rast.

Ky aksion ka ardhur pasi Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar propozimin evropian për Asociacion e Komunave me Shumicë Serbe, të cilin e kishte kundërshtuar ashpër gjatë kohës sa kishte qenë në opozitë.

Për këto ideale, në mbrojte të tyre kishte vdekur në burg në rrethana ende të panjohura aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, ngjarje kjo që ka ndodhur para shtatë vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat