QKUK jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Veternik, njëri në gjendje të rëndë

Aktuale

QKUK jep detaje për të lënduarit nga aksidenti në Veternik, njëri në gjendje të rëndë

Më: 4 nëntor 2023 Në ora: 10:57
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Veternik.

Lidhur me gjendjen e të plagosurve ka dhënë detaje Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës.

Në njoftimin e QKUK’së, thuhet se njëri nga të lënduarit është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transferuar për trajtim të mëtejmë në Mjekimin Instensiv Qendror.

Dy të aksidentuar të tjerë po vazhdojnë trajtimin mjekësor, njëri në Klinikën e Kirurgjisë Torkale dhe tjetri në atë të Neurokirurgjisë, derisa një person pas ndihmës dhe trajtimit emergjent mjekësor është liruar për në shtëpi.

“Edhe përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, njëri nga të aksidentuarit që ka ardhur në gjendje të rëndë shëndetësore, ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila tha se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete – një veturë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

Ahmeti tha se me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat