Protestohet për Astrit Deharin, familjarët akuzojnë Prokurorinë për mos-zbardhjen e rastit

Aktuale

Protestohet për Astrit Deharin, familjarët akuzojnë Prokurorinë për mos-zbardhjen e rastit

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 13:14
Pamje nga protesta

Është mbajtur një protestë në kërkim të drejtësisë për vrasjen e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari.

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi i cili edhe e ka thirr protestën, e ka akuzuar Prokurorinë Speciale se qëllimshëm po e fsheh rastin.

“Ne kemi mendu që ka përfundua që të ndodhin gjëra të tilla në shtetin tonë dhe në burgjet tona. Pasnesër bëhen 7 vjet nga vrasja e Astrit Deharit, deri më tani Prokuroria Speciale e Kosovës e cila ka më tepër se 5 vite që e ka marrë këtë rast nuk e ka përfunduar rastin ashtu siç provat tregojnë. Prokuroria e din më mirë se ne se Astrit Dehari është vra, mirëpo nuk janë arsye por besojmë që nuk janë ligjore pse prokuroria deri tani nuk e ka nxjerrë së paku një aktvendim për zbulimin e emrave të vrasësve të Astrit Deharit dhe zbulimin e emrave të atyre që e shtynë peronat e caktuar në vrasje dhe atyre që e kanë fshehur rastin e Astrit Deharit. Ne i dimë dëshmitarët e caktuar që kanë qenë në dhomë me Astrit Deharin, mendojmë që vrasja e Astrit Deharit është duke u fshehur nga kjo prokurori përballë këtu dhe nuk dimë për çfarë arsye prokuroria që ish dashtë me qenë me e besueshmja nuk jep informata se çka po ndodh me këtë rast”, tha Gashi.

Ndërsa babai i të ndjerit, Avni Dehari, tha se zbardhja e vrasjes së Astrit Deharit është një drejtësi manipuluar nga prokurorët.

“U bënë 7 vjet që ne si familje, shokët e Astritit, qytetarët e gjithë Kosovës po kërkojnë drejtësi për vrasjen e Astritit në burgun e Prizrenit. Që ishte një arrestim i inskenuar i politikës së Kosovës me vet faktin që gjithë shokët e Astriti janë shpallur të pafajshëm, ka qenë inskenim për qëllime politike e jo për veprën që është bërë. Qe 7 vjet drejtësia është peng në duart e prokurorisë. Një prokurori e mirëfilltë për një rast si i Astritit që është vrarë në burgun e Prizrenit, mos për 7 ditë, mos për 7 javë, për shtat muaj do ta zbardhte rastin. Fakti që për 7 vite nuk është zbardhur ky rast, flet që është një drejtësi e manipuluar nga ve prokurorët."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat