Seanca e raportimit të Kurtit për “Zajednicën”, AAK shpërndanë lule të kuqe për VV-në

Aktuale

Seanca e raportimit të Kurtit për “Zajednicën”, AAK shpërndanë lule të kuqe për VV-në

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:48
Kuvendi

Shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, bashkë me deputetin Pal Lekaj kanë hyrë në sallën e Kuvendit të Kosovës me disa lule të kuqe të cilët i kanë shpërndarë për deputetët e ministrat e Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputeti Pal Lekaj është parë teksa ia dërgon një edhe shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila.

Ky aksion simbolik i AAK-së vjen pak para fillimit të raportimit të Kurtit për dialogun dhe Asociacionin.

AAK ka pasur aksion edhe ne pas ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat