Munguan në Komision, Pal Lekaj ia vendos pagat nëpër karrige deputetëve të Vetëvendosjes

Aktuale

Munguan në Komision, Pal Lekaj ia vendos pagat nëpër karrige deputetëve të Vetëvendosjes

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:10
Pal Lekaj

Për të gjashtën herë ka dështuar të konstituohet Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore.

Kjo pasi deputetët e pozitës përsëri nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e këtij komisioni.

Për këtë, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka ndërmarrë një aksion simbolik ndaj mosprezencës së deputetëve të Vetëvendosjes në konstituimin e Komisionit Hetimor për rezervat shtetërore.

Image
Paga

Ai ka vendosur në ulëset e deputetëve të munguar nga një letër ku shkruhet paga e tyre që marrin nga Kuvendi i Kosovës, duke marrë për bazë kontekstin nga protesta e policisë që kërkuan paga më të larta e që Qeveria iu përgjigj duke publikuar pagat e tyre me shtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat