Bastisjet në Kosovë, flasin nga Specialja

Aktuale

Bastisjet në Kosovë, flasin nga Specialja

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 14:58
Foto ilustrim

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konfirmuar operacionet që janë zhvilluar sot në Prishtinë.

Zëdhënësi Cristopher Bennett, tha për RTKlive tha se operacioni po mbështetet nga policia e Kosovës dhe EULEX-it.

“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë.

Operacionet e PSP-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, tha ai.

Gjykata Speciale ka vazhduar edhe sot me bastisje,sot në mëngjes  EULEX-i ka nisur bastisjet në shtëpinë e ish-kryetarit të Malishevës, Isni Kilaj.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i OVL-UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu. Kryeziu ka thënë se janë të indinjuar me aktet e tilla, të cilat i ka quajtur qyqare.

“Në vazhdën e këtyre bastisjeve, pjesëtarë të EULEX-it në mëngjesin e sotëm vazhduan me bastisjen e shtëpisë së komandantit Isni Kilaj . Çka po ndodhë? Pse po targetohet një grup i njerëzve dhe ai grup i cili është i afërt me Thaçin. Tashmë kjo gjykatë në mungesë të fakteve po bën spektakël. Turp!”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat