Kështu deklarohet ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, për protestën e FIT

Aktuale

Kështu deklarohet ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj, për protestën e FIT

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:47
Rashit Qalaj

Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, FIT, sot ka protestuar para Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, dhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka kritikuar Qeverinë për zvogëlimin e shtesave duke thënë se Kosova ka para, ndërsa buxheti nuk është shpenzuar as gjysma.

“Unë mendoj se atë që e pamë sot, në shesh para Qeverisë është mjaftë shqetësuese, dhe duhet të jetë mjaftë shqetësuese për shtetin e Kosovës, për shkak se njësia më elite intervenuese, FIT është detyru me protestu për mirëqenien e tyre”, thotë Qalaj.

Ai shprehet se nuk ka ndodhur deri sot që pagat t’i zvogëlohen Policisë, pasi tash marrin rreth 75 euro më pak.

“Vlera e shtesave tashmë është dukshëm më e vogël. Mendoj që është e papranueshme, e dëmshme dhe do të ndikojë në motivimin e pjesëtarëve të Policisë, të cilët po kërkojnë kushte më të mira. Pakënaqësia është e madhe, kategoritë janë dëmtuar në pagë, marrin shumë më pakë para për shtesa dhe rrezikshmëri”, thotë deputeti i Kosovës.

Qalaj shton se, Qeveria Kurti po e dëmton shumë organizatën dhe Policinë.

“Është e keqe e shëmtuar për vendin, që Polciia po detyrohet me protestu. Mua më shumë më irriton fakti që kryeministri Albin Kurti, tha gjatë muajit korrik dhe gusht ka pasur paga më të mëdha se Presidentja. Kurti harroi që atë pagë, policia e kanë fituar me mund e djersë. Ata kanë punaur më shumë, kanë punaur në kushte të vështira në pjesën veriore, pa pas mjekësim adekuat, pa trajtim mjekësor, pa ËC lëvizëse për nevoja fiziologjike. Kanë punaur shumë orë shtesë dhe i kanë marrë patat që u takojnë për punën e jashtëzakonshme që kanë bë atje”, thotë Qalaj teksa shton se, është për t’u dënuar deklarata e kryeministrit Kurti se Policia kanë marrë para më shumë se Presidentja.

“Buxheti nuk është shpenzuar as gjysma në këtë vit, por as në vitin e kaluar, ka shumë para, andaj është e çuditshme pse Qeveria po e zbaton një politikë të tillë ndaj Policisë së Kosovës. Ndoshta Kurtit i kujtohet koha kur Policia i ka mbrojtjë institucionet e Kosovës, kur e kanë sulmua Lëviza Vetëvendosje. Është ndoshta hakmarrje e tij. Para pak dite i quanimi heronjë për shkak të reagimit profesional që bën në sulmin terrorist në Banjskë. Prap nuk mundem të kuptpj qasjen e Albin Kurtit për Policinë e Kosovës”, përfundon deputeti i PDK-së dhe ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat