Haki Abazi për njësitin FIT: Edhe të gjithë këta pjesëtarë kanë besuar në ndryshim!

Aktuale

Haki Abazi për njësitin FIT: Edhe të gjithë këta pjesëtarë kanë besuar në ndryshim!

Nga: M.L. Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi ka reaguar pas protestës së sotme të njësitit më elitar të Policisë së Kosovës, e njohur si FIT, para Qeverisë së Kosovës.

Në një postim në Facebook Abazi hodhi kritika ndaj qeverisë, duke thënë se këta policë kanë besuar në ndryshim.

Sipas tij, përfituan njerëz me vepra penale nga pushtetet e kaluara ndërsa Policia u përdor si kartelë elektorale.

Postimi i plotë:

Edhe të gjithë këta pjesëtarë kanë besuar në ndryshim! Përfituan ata të cilët ishin me vepra penale nga pushtetet e kaluara dhe hajnat e çerdheve, ndërsa këta e shumë të tjerë u përdorën nga manipuluesit e mashtruesit si kartë elektorale.

Me siguri pushteti i Kurtit do të tentoj t’i denojë ashtu siç ka kërkuar emrat e minatorëve të ngujuar dhe për pasojë e ka larguar nga puna një të pafajshëm. Këto sjellje arrogante janë moderne dhe bazuar në kushtetutë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat