Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Bela Bozsik

Aktuale

Zëvendëskryeministri Bislimi priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë, Bela Bozsik

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 15:50
Foto nga vendi i ngjarjes

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e ri të Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik.

Ai e përgëzoi ambasadorin në detyrën e tij të re dhe theksoi se Kosova ka një partner e vend mik të rëndësishëm te Hungaria.

Pjesë e bisedës ishte dhe rruga përpara e rajonit drejt integrimit evropian e prosperitetit si dhe siguria e stabiliteti i Ballkanit Perëndimor.

Forcimi dhe intensifikimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona është përkushtim dhe qëllim i përbashkët. Kosova dhe Hungaria bashkëpunojnë në shumë nisma dhe projekte të ndryshme me interes të përbashkët.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ambasadorin për takimin e bisedën e frytshme si dhe i uroi dhe njëherë suksese në angazhimin e tij të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat