Hisen Berisha: Ndërkombëtarët i kanë larë duart me gjak në Kosovë

Aktuale

Hisen Berisha: Ndërkombëtarët i kanë larë duart me gjak në Kosovë

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 10:55
Hisen Berisha

Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës është shprehur se Serbia de fakto e njeh Kosovën.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se ndërkombëtarët kanë dështuar në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij ata i kanë duart e lara me gjakun e Afrim Bunjakut, polici që u vra mëngjesin e 24 shtatorit në veri të Kosovës.

“Serbia de fakto e njeh Kosovën. Ndërkombëtarët kanë dështuar. Në procesin e ndërmjetësimit të dialogu Kosovë-Serbi I kanë duart e lara me gjakun e Afrim Bunjakut  dhe po përpiqen tani ti pastrojnë ato duar me termat e liberalizimit, normalizmit të raporteve, e të drejtës së Kosovës  për të aplikuar në organizata dhe në mekanizma ndërkombëtar. Ne kemi nevojë vetëm për njohjen e Pavarësisë nga Serbia”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat