Fotografi e Gjergj Dedajt, nga nisja për në Hagë

Aktuale

Fotografi e Gjergj Dedajt, nga nisja për në Hagë

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 14:05
Gjergj Dedaj

Ish-ambasdori i Kosovës në Maqedoninë Veriore, Gjergj Dedaj, është ftuar si dëshmitar nga Gjykata Speciale në Hagë.

Përmes një shkrimi në Facebook, Dedaj ka bërë të ditur se sot do të udhëtojë për në Hagë.

Ndërkohë, gazeta ka siguruar fotografi nga nisja e Dedajt për në Dhomat e Specializuara të Kosovës. Duket se fotografia është shkrepur brenda ambientit të aeroportit.

Ndërkaq, ai në shkrimin e tij ka thënë se po shkon në Hagë kundër vullnetit të tij.

“Sot udhëtoj për Hagë! Jam ftuar si dëshmitar në Hagë! Ndonëse viktimë e Serbisë, Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë, përkundër vullnetit tim, më kanë ftuar dëshmitar në Hagë! Zoti e bekoftë Kosovën martire!” – ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat