“Borrell armiku i Kosovës”, analisti: Kurti luajti poker, ja si e mundi Vuçiqin

Aktuale

“Borrell armiku i Kosovës”, analisti: Kurti luajti poker, ja si e mundi Vuçiqin

Më: 29 tetor 2023 Në ora: 08:03
Albin Kurti, Joesp Borrell, Aleksander VUçiq, foto ilustrim

Analisti Neritan Alibali, dekriptoi në emisionin “Review” në Euronews Albania, takimet në Bruksel të Kurtit dhe Vuçiçit në kuadër të palnit për normalizimin e marrëdhënieve.

Alibali tha se kryeministri Kurti luajti poker, duke pranuar propozimin e BE-së dhe duke e mundur Vuçiçin me “blof”.

Ai shtoi se tashmë Kosova është në një pozitë më të mirë ndërkombëtarisht, pasi Borrell ka dal në plan të dytë dhe për normalizimin e marrëdhënieve merren personalisht liderët e Francës, Gjermanisë dhe Italisë.

“Kurti luajti poker me Vuçiçin. E mundi me blof, për ata që e njohin lojën e pokerit. Pse e them këtë? Kurti e vuri në vështirësi Vuçiçin përpara tre udhëheqësve të vendeve kryesore të Evropës. E sfidoi duke thënë “të vijë dhe Vuçiç pasi jam gati të firmos planin gjerman dhe marrëveshjen e Ohrit”, duke e nxjerrë në një pozicion bllokues.

Ka një ndryshim shumë të madh tani.

Nëse Evropa përpara Banjskës i besonte Borellit dhe Lajçakut, përfaqësuesit të dy vendeve që nuk e njohin Kosovën, Lajçaku ka votuar kundër Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa Borrellit o duket Kosova si Katalunja dhe Kurti si shefi i separatistëve, tani janë drejtuesit e tre vendeve të BE-së që e kanë njohur Kosovën dhe 3 vendeve të fuqishme të G7, që po merren me normalizimin e marrëdhënieve.

Çështja është këtu që pozicioni i Kosovës është shumë më i mirë se çfarë ka qenë më përpara. BE hoqi Borrellin, armikun më të madh të Kosovës tani dhe i vendosi Kosovën dhe Serbinë në pozita të barabarta. Më përpara akuzohej Kosova dhe vetëm Kosova”, tha Alibali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat