Sveçla në Tiranë takohet me Ballën, flasin për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Aktuale

Sveçla në Tiranë takohet me Ballën, flasin për zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 15:56
Foto nga takimi

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar të shtunën se gjatë vizitës së tij në Tiranë është pritur në takim nga homologu i tij, Taulant Balla. 

Me të Sveçla ka thënë se kanë diskutuar për zbatueshmërinë e marrëveshjeve në fushën e sigurisë e mundësitë e zgjerimit të tyre.

Po ashtu, ministrat e dy shteteve kanë folur edhe për shkëmbimin e “përvojave të vlefshme që kemi me qëllim të avancimit të institucioneve vartëse të Ministrive tona”.

“Bashkë, gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer dhe vullnet për të zbatuar me sukses misionet tona për të ofruar siguri, rend dhe ligj në vendet tona”, ka shkruar Sveçla në Facebook. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat