Ministri Balla takim me homologun e Kosovës: Bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit dhe migracionit të paligjshëm

Aktuale

Ministri Balla takim me homologun e Kosovës: Bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit dhe migracionit të paligjshëm

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:41
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka pritur në një takim ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla. Ka qenë vetë ministri Balla i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një reagimi në rrjetet sociale.

Ai bën me dije se përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm dhe kontrollit kufitar.

“Mikprita sot në Tiranë Ministrin e Brendshëm të Republikës së Kosovës Xhelal Sveçla.

Përmes 26 marrëveshjeve në fushën e mbulimit të dy ministrive, kemi sot një bashkëpunim të shkëlqyer në luftën kundër krimit, migracionit të paligjshëm, kontrollit kufitar etj. “, shkruan Balala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat