​Osmani takon kryetarin e bashkisë Des Moines në Iowa

Aktuale

​Osmani takon kryetarin e bashkisë Des Moines në Iowa

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 09:41
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pritur në takim nga kryetari i bashkisë Des Moines, T.M Franklin "Frank" Cownie.

Osmani falënderoi Cownie për mbështetjen e dhënë ndaj Kosovës derisa edhe u njoftua nga afër me ambientet e bashkisë, ku qëndronte edhe një kënd për miqësinë mes Kosovës dhe Iowa-s.

Bashkë ata vizituan edhe urën e arritjes se grave në Iowa.

Në qëndrimin në Iowa, presidentja Osmani mori pjesë edhe në ndarjen e çmimit kryesor të Samitit Botëror të Ushqimit.

Presidentja Osmani të martën ka nisur një vizitë disaditore në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat