Zogaj: Do të ketë masa disiplinore për gjyqtarët serbë të dorëhequr

Aktuale

Zogaj: Do të ketë masa disiplinore për gjyqtarët serbë të dorëhequr

Më: 27 tetor 2023 Në ora: 00:08
Albert Zogaj.

Lilijana Stevanoviq dhe Nikolla Kabashiq, nuk janë më pjesë e sistemit të drejtësisë në Kosovë.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, lëshoi një dekret për lirimin e tyre nga detyra.

Për shkarkimin e gjyqtarëve serbë, foli kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës Albert Zogaj.

Zogaj tha në Edicionin Special në Klan Kosova se do të ketë masa disciplinore gjyqtarët serbë të dorëhequr.

“Ka shumë efekt. E para në rastin kur kemi shkarkime, ata nuk mund të bëhen pjesë e sistemit nacional më tutje. Nuk mund të ikë dikush masës duke dhënë dorëheqja nga pozita”, tha Zogaj.

“Kur ka masës disciplinore, efekti i masës më i rëndë që është shkarkimi zjgatë pesë vite, s’mund të ketë avancime dhe ka kufizime të tjera”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat