Kurti në Bruksel/ Rron Gjinovci ironizon keq me ish-pushtetarët, publikon fotografi nga e kaluara: Ja kush i “mashtronte veç vet”!

Aktuale

Kurti në Bruksel/ Rron Gjinovci ironizon keq me ish-pushtetarët, publikon fotografi nga e kaluara: Ja kush i “mashtronte veç vet”!

Nga: A.M. Më: 26 tetor 2023 Në ora: 18:13
Rron Gjinovci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Bruksel ku në orët e pasdites u takuan me udhëheqësit e vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Pjesë e takimit në Bruksel ishin presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Sholz, kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe si dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel dhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

E për këtë ka reaguar analisti Rron Gjinovci përmes një postimi në Facebook.

Ai publikoi dy foto të ndryshme, ku njëra ishte nga takimi i sotëm i Kurtit me udhëheqësit e vendeve kryesore të BE-së, kurse në tjetrën ishin Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Kadri Veseli, Behgjet Pacolli e Fatmir Limaj me Federica Mogerinin.

“Ktynejher Mogerini veç vet i mashtrojke, e tash? Po shihet kah jon pesë e kah osht veç njo”, ishte mbishkrimi i Gjinovcit për fotografinë, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Ktynejher Mogerini veç vet i mashtrojke, e tash? Po shihet kah jon pesë e kah osht veç njo 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat