Përfundon seanca, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për ngritjen e koeficientit të pagës

Aktuale

Përfundon seanca, s’ka kuorum për votimin e rezolutës për ngritjen e koeficientit të pagës

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:55
Kuvendi i Kosovës

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës.

Nuk ka pasur kuorum për votimin e rezolutës për ngritjen e koeficientit të pages.

Ndërkohë që asnjë deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, nuk mori pjesë në seancën e ftuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo parti ka prezantuar një rezolutë, me kërkesën që koeficienti i pagave prej 105 të ngrihet në 129.

Para pauzës, ishte i pranishëm vetëm deputeti i LVV-së, Eman Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat