Hoti: Kosova sa më shpejtë të bëjë draft-statutin për themelimin e Asociacionit

Aktuale

Hoti: Kosova sa më shpejtë të bëjë draft-statutin për themelimin e Asociacionit

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 17:34
Ilustrim

Agron Hoti, njohës i mardhënieve ndërkombëtare, ka thënë se takimi i sotëm i Kurtit me ndërkombëtarët është në vazhdën e takimeve të të shtunes mes ndërkombëtarëve dhe kryeministrit.

Hoti ka thënë se përveq zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit nuk ka diçka tjetër nga ky proces. “Po kërkohet depërshkallëzimi i situatës dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit mes dy vendeve”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se tashmë ndërkombëtarët kanë vetëm kërkesa.

“Unë mendoj se ata kanë vetëm kërkesa sepse gjendja mes Kosovës dhe Serbisë është përkeqësuar aq shumë sa BE dhe SHBA nuk e kanë më durimin…Unë besoj që mesazhet janë dhënë”, ka thënë tutje ai.

“Duhet të ecet tutje sa më shpejt të jetë e mundshme sepse topi është në anën e Kosovës. Ne jemi duke humbur sepse gjendja ekonomike, politike është bllokuar dhe ne duhet të ecim sa më shpejtë, nuk kemi kohë për të humbur”, ka shtuar Hoti.

Sipas tij, Kosova duhet të bëjë draft-statutin për themelimin e Asociacionit.

“Ai draft duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës dhe në fakt po duket ashtu. Kosova duhet sa më shpejtë t’i riorganizojë zgjedhjet në veri në mënyrë që serbët të mos luajnë me atë kartën që Kosova po i përjashton nga institucionet”, ka shtuar tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat