Ursula von der Leyen para Samitit: BE-së i duhen para për të adresuar sfidat

Aktuale

Ursula von der Leyen para Samitit: BE-së i duhen para për të adresuar sfidat

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 16:19
Ursula von der Leyen

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u tha gazetarëve kur mbërriti në samitin e liderëve të BE-së se takimi po zhvillohet në një kohë të “përmbysjeve  të mëdha”.

“Ne shohim se lufta ruse në Ukrainë është ndezur. Ne shohim se sulmet e tmerrshme terroriste të Hamasit ndaj Izraelit tani po dëmtojnë gjithashtu popullin palestinez dhe rrezikojnë të destabilizojnë rajonin. Emigrantët shtyhen të kërkojnë një jetë më të mirë nga lufta dhe konflikti dhe vijnë në brigjet tona në numër më të madh. Me të gjitha këto sfida, Bashkimi Evropian duhet të reagojë dhe të veprojë i bashkuar dhe i vendosur”, është shprehur von der Leyen.

Komisioni Evropian po vepron, tha shefja e Komisionit, duke vënë në dukje ndihmën për Kievin, ndihmën humanitare për civilët në Gaza dhe punën për menaxhimin e migracionit. Por, tha ajo, “e gjithë kjo ka nevojë për financim”, shkruan Guardian.

“Kjo është arsyeja pse unë kam propozuar një rishikim të buxhetit të BE-së për të qenë në gjendje të financojë këto obligime shumë të rëndësishme. Kjo do të diskutohet në këtë Këshill Evropian”, Von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat