​Kurti në Greqi takon drejtuesit e kompanive nga fusha e energjisë

Aktuale

​Kurti në Greqi takon drejtuesit e kompanive nga fusha e energjisë

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 14:35
Kryeministri Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka takuar në Athinë drejtuesit e kompanive nga fusha e energjisë, gjatë së cilës theksoi elementet që e bëjnë Kosovën një destinacion tërheqës për investitorët, sikurse afërsia e saj me tregjet evropiane, fuqia punëtore e aftë, dhe një kuadër i fuqishëm rregullator.

Në takime të ndara me Evangelos Mytilineos, drejtues i bordit të drejtorëve të Mytilineos Holdings, Philipp Kunze, drejtor menaxhues i BayWa, Georgios Peristeris, drejtues i bordit të drejtorëve dhe drejtor menaxhues, GEK Terna Group, Dimitris Papalexopoulos nga TITAN Cement Group, si dhe Konstantinos Mavros, dhefin Ekzekutiv të PPC Renewables, kryeministri shprehu synimin e Qeverisë për të inkurajuar investimet private dhe për të krijuar një klimë të favorshme investimi, të cilat edhe janë shtytës kyçë për rritjen ekonomike.

Veçanërisht u theksuan mundësitë e investimit në sektorin e energjisë, ku Kryeministri i njoftoi me planin 10- vjeçar të Qeverisë për diversikimin e resurseve energjetike me ndërtimin e 1.200MW kapacitete të reja gjeneruese nga teknologjia solare dhe e erës, ku e theksoi ankandin aktual të shpallur nga Ministria e Ekonomisë për ndërtimin e 100MW nga teknologjia solare, projekt ky i cili hap rrugën projekteve të mëtejshme të energjisë së ripërtëritshme në Kosovë, si ankandin e erës prej 150MW në lokacione jo-specifike që pritet të shpallet vitin e ardhshëm, si pjesë e hapave të ndërmarrë nga Qeveria në arritjen e objektivave të përcaktuara në Strategjinë e Energjisë të Kosovës.

Për më tepër, kryeministri Kurti veçoi progresin drejt zbatimit të Programit Kompakt në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SHBA-së, të përfaqësuara nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), për ndërtimin e baterive akumuluese me kapacitet prej 170MW që do të jenë komplementare me zhvillimin e kapaciteteve të reja nga burimet e ripërtëritshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat