Terrori në Banjskë, gjithçka udhëhoqi Millan Radoiçiq

Aktuale

Terrori në Banjskë, gjithçka udhëhoqi Millan Radoiçiq

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 20:19
Millan Radoiçiq

Nuk kishte asnjë dyshim se ishte pjesë e lidershipit që ndërmori aktin terrorist të 24 shtatorit.

Por askush nuk e kishte besuar, se i uniformuar e armatosur kishte udhëhequr gjithçka në terren.

Milan Radoiciq, që konsiderohet koka e krimit në veri, u nxor zbuluar nga dronët e policisë së Kosovës.

I ndodhur para fakteve kokëforta, Radojciq në Beograd pranoj se kishte udhëhequr terroristët, madje u bë se u paraqit edhe para organeve të drejtësisë serbe.

Bile ai shkoi edhe më larg duke dhënë dorëheqje si nënkryetar i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listën Serbe.

Në një letër, Milan Radojçiq shprehej se ai dhe serbët e tjerë shkruan në veri të Kosovës më 24 shtator me qëllimin për të inkurajuar popullin serb që t’i rezistonte “regjimit të Kurtit” dhe “të realizonin ëndrrën e lirisë së popullit serb”.

Por proklamimi se ai do mbahej përgjegjës për veprat e tij, u shua shpejt, pasi i njëjti një ditë pasi ishte ndalur për 48 orë nga Gjykata në Beograd, u lirua sërish.

Me vendimin e 4 tetorit, atij iu ndalua largimi nga Serbia e hyrja në Kosovë, duke iu marr edhe pasaporta.

Por për ish hetuesin policor në Veri që e njeh mirë edhe atë zonë, e edhe kriminalitetin e Radojciqit, ky I fundit nuk do të pranonte kurrë fajësinë po qe se provat nuk do dilnin sheshazi.

Ekstradimin e tij bile e sheh të pamundur se siç thotë kjo nuk do tu konvenonte atyre në Beograd e as disave në Prishtinë.

“Përvec nëse ndodhë një trysni e madhe, s’ka me u ekstradu,  bile edhe në Prishtinë skanë dëshirë me u dorëzu, dikujt ia prish punët edhe këtu, po edhe atje. “ … Po Vuciqi nuk mundet me largu përgjegjësinë as politike as penale, se lidhja e tij Me Zvonkon e Rdojciqin është e thellë dhe e gjatë”, thotë Murat Mehmeti Ish hetues policor në Veri.

Ndërkohë, distancimi i të njejtit nga Lista Serbe sipas ish zv, ministrit të brendshëm, është bërë me qëllim që të shpëtojë lëkura e Aleksandër Vuciqit.

“Ky është një taktizim i Milan Rdojciqit, natyrisht me instruksione nga qarqe politike në Beograd, e menduar mirë, për t’ia shpëtuar lëkurën Vuciqit, por edhe me mbrojt ligjshmërinë e subjhektit të quajtur politik, Lista Serbska, mirpo është e qaertë se i njejti ka pasë ndikim absolut në këtë formacion”, ka thënë Selam Shkodra Ish zv.ministër i brendshëm.

Pikërisht në njëmujorin e krimit të la të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku, Lista Serbe ka ndërruar emrat udhëheqës të saj, duke vërë në krye, Slatan Elek, pjesë e çdo tubimi të këtij subjekti, e përkrahës i madh i Vuciqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat