Lulzim Hetemi: Fëmijët qajnë kur flas me ta

Aktuale

Lulzim Hetemi: Fëmijët qajnë kur flas me ta

Më: 24 tetor 2023 Në ora: 16:09
Lulzim Hetemi

Kryetari i Leposaviqit, komunë e banuar me shumicë serbe në veriun e Kosovës, Lulzim Hetemi  po qëndron i mbyllur në ndërtesën komunale, prej kur hyri aty tash e disa muaj.

Ai në një intervistë për RTK-në tregoi se kur bisedon më fëmijët e tij ata fillojnë të qajnë.

‘’Ata janë mërzitur shumë, kur bisedojë me ata fillojnë me qajtë’’, ka thënë Hetemi.

I pyetur lidhur me qasjen e SHBA-ve karshi situatës në veri, ai ka thënë se ka respekt për SHBA-të, por së pari ka respekt për familjen dhe fëmijët e tij.

Hetemi ka folur edhe rreth dorëheqjes për çfarë ka thënë se nuk di nëse ka arsye për ta bërë, pasi sipas tij kjo do ta kthente Listën Serbe në komunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat