​Kuvendi këtë javë mban tri seanca

Aktuale

​Kuvendi këtë javë mban tri seanca

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 12:32
Foto ilustrim

Kuvendi i Kosovës këtë javë do të mbajë tri seanca, bëri të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Kusari tha se dy seanca do të mbahen të enjten, ndërsa tjetra të premten.

“U dakordua që këtë javë të kemi tri seanca, e para është ajo e 26 tetorit, ditën e enjte, në ora 10:00 një seancë e cila do të trajtojë pikat e papërfunduara nga dy seancat e tjera, ajo e 26 shatorit dhe 4 tetorit, ndërsa të njëjtën ditë me fillim në ora 12:00 do të fillojë një seancë tjetër, kërkesë e deputetëve të opozitës me 41 nënshkrime e cila do të trajtojë një rezolutë për koeficientin e pagave në sektorin publik, përderisa kryesia është dakorduar që seancë të mbajë edhe të premten me fillim në ora 11:00 në këtë seancë do të diskutohet dhe do t’i jepet mbështetje e mëtutjeshme rezolutës së miratuar në PE lidhur me ngjarjet e 24 shtatorit”, tha ajo.

Siç tha ajo, të gjitha këto vendime u morën në dakordim me anëtarët e Kryesisë së Kuvendit dhe shefave të grupeve parlamentare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat