Tahiri: Dialogu nuk ka alternativë, por pa u ndëshkuar Serbia qeveria jonë mos të shkojë

Aktuale

Tahiri: Dialogu nuk ka alternativë, por pa u ndëshkuar Serbia qeveria jonë mos të shkojë

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 11:09
Edita Tahiri

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri ka parashtruar një kërkesë për Qeverinë e Kosovës.

Ajo ka thënë se dialogu nuk ka alternativë por që pa u ndëshkuar Serbia, qeveria nuk duhet të shkojë në dialogë.

‘’Dialogu nuk ka alternativë, por pa u ndëshkuar Serbia qeveria jonë mos të shkojë’’, ka thënë Tahiri.

Theksojmë se sot Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur edhe një herë për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj Policisë së Kosovës.

Ai përmes një reagimi në rrjetin social në Facebook ka thënë se Sulmin paramilitar e terrorist në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit.

Kurti ka kërkuar Gjykatë Speciale për “Klanin e Novi Sadit” për sulmin terrorist në Banjskë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat