AAK organizon tryezë diskutimi për situatën në shëndetësi

Aktuale

AAK organizon tryezë diskutimi për situatën në shëndetësi

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 09:34
Foto ilustrim

Grupi parlamentar i AAK’së sot nga ora 13:00 do të organizojë një tryezë diskutimi që për temë ka situatën në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore.

“Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore.

Tryeza mbahet sot, më datë 23 tetor 2023, në ora 13:00, në sallën nr. 506 në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.”

Detaje tjera nuk janë dhënë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat