Fushtica: S’po arrijmë të dakordohemi me AME-në për shtimin e numrit të zjarrfikësve, na duhen mbi 100

Aktuale

Fushtica: S’po arrijmë të dakordohemi me AME-në për shtimin e numrit të zjarrfikësve, na duhen mbi 100

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 08:20
Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica, ka thënë për eo, se sfidë mbetet numri i vogël i zjarrfikësve. Për këtë të fundit, Fushtica ka thënë se nuk po arrijnë të dakordohen me Agjencinë e Menaxhimit Emergjent (AME), pasi kjo e fundit obligohet të hap konkurs.

Ndonëse zjarrfikësit paguhen nga buxheti i Komunës, për shkak të Ligjit në fuqi, niveli lokal nuk po arrin ta përfundojë këtë çështje tash e sa vite. Aktualisht, Kryeqyteti i posedon vetëm 73 zjarrfikës, teksa në proporcion me numrin e banorëve është shumë i vogël, pasi i mbulon edhe komunat përreth, duhet shtuar se duhet të kenë mbi 100.

“Ne prej vitit të kaluar kemi bërë kërkesa të shumta me shkrim por kemi pasur edhe takime me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Agjencisë së Menaxhimit te Emergjencave të gjejmë një gjuhë të përbashkët që të hapet konkursi për rritjen e numrit të zjarrfikësve të brigadës profesionale të Kryeqytetit sepse i posedojmë mjetet i ka vendet e hapura por konkursit duhet ta hap AME-ja dhe jemi në diskutime se si të bëhet kjo punë. Kemi mungesë të zjarrfikësve dhe është mëse evidente sipas strukturës organizative kryeqyteti duhet t’i ketë mbi 103 zjarrfikës”.

“Momentalisht nëse nuk gaboj i kemi afro 72-73 zjarrfikës pra kemi mungesë në proporcion me numrin e banorëve dhe kërkesave që i kemi”, u shpreh Fushtica, teksa thotë se brigada e njëjtë i mbulon edhe komunat përreth Kryeqytetit.

“Duhet ta theksoj se në buxhetin për vitin 2024 të Drejtorisë dhe ende AME-ja nuk i paguan punëtorët edhe pse janë të AME-s, pagat paguhen nga buxheti i kryeqytetit, oraret kujdestaritë e natës paguhen nga kryeqyteti, orët shtesë paguhen po nga kryeqyteti. Për vitin 2024 ne kemi paraparë edhe investime për brigadën e zjarrfikësve dhe për herë të parë do të jetë edhe për shujta për zjarrfikëset”.

“Asnjë komunë nuk e ka bërë deri tashmë e askush e ne në mënyrë që ta arritim mirëqenien duke ditur se në çfarë gjendje financiare edhe të lënë mbas dore ne si drejtori kemi marrë përsipër që edhe në vitin 2024 kemi buxhetuar që t’ua paguajmë shujtën pra ushqimin, mjetet higjienike do të investojmë edhe në ndërtesën e tyre riparimin e ndërtesës blerjes së pajisjeve të shërbimeve zjarrfikës dhe po ashtu do të kemi edhe blerjen e një cisterne për ujë pra ujë të pijshëm sepse kryeqyteti nuk ka pasur cisternë për ujë të pijshëm që të furnizohen qytetarët në rast të nevojës”, ka thënë Fushtica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat