Pamje nga ushtrimet - ky është shqiptari në mesin e vetëm 10 njerëzve në botë që kanë nivelin 8 të instruktorit

Aktuale

Pamje nga ushtrimet - ky është shqiptari në mesin e vetëm 10 njerëzve në botë që kanë nivelin 8 të instruktorit

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 20:17
Uliks Gjonaj

Shqiptari, Uliks Gjonaj i lindur në fshatin Plançor të Gjakovës, më 2004 emigroi në Amerikë, atje ku do t’i ndryshonte përjetësisht jeta. Si fillim Gjonaj vazhdoi të merret me fushën e mjekësisë, por një takim me një polic ia ndryshon mendjen, me ç ‘rast në vitin 2006 regjistrohet në “Investigation Schoole” dhe në edukimin “Special Service Protection”.

Sot ai është në mesin e 10 instruktorëve të vetëm në botë, siç quhet në gjuhën profesionale të tyre, të nivelit 8. Krejt këtë e arriti falë një trajnimi për shtatë vjet në sistemin izraelit për ushtri dhe polici në Commando Krav Maga.

Rruga e tij në këtë fushë vazhdoi përsëri në SHBA në programin amerikan për SWAT, Sherif, DeA, e të tjera, ku dhe u titullua instruktor i sistemit Police Compak, që është program i Policisë amerikane, teksa po ashtu arriti të jetë edhe instruktor për instruktorët në SHBA, si dhe instruktor i njësitit më elitar “SWAT”.

I njëjti merret edhe me lëmin e antiterrorizmit dhe është i certifikuar nga “Criminal Justic Institute-Florida”, teksa sot ai ka arritur ta ketë edhe akademinë e tij “Commando Defence Academy Suiss – Instructor, Police, Combat Systems-Lockup”.

Në vazhdim pamje nga emisioni “FAKTE me Adnan MEROVCIN” të disa trajnime që Gjonaj dhe akademia e tij i kanë kryer në vende të ndryshme, e që në mesin e tyre bëjnë pjesë edhe Kosova e Shqipëria:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat