Alarmi për të mos pirë ujin që vjen nga Liqeni i Badovcit, KRU “Prishtina”del me një njoftim

Aktuale

Alarmi për të mos pirë ujin që vjen nga Liqeni i Badovcit, KRU “Prishtina”del me një njoftim

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 08:28
Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka konfirmuar se në kontrollet e cilësisë së ujit që vjen nga liqeni i Badovcit ka rritje të Manganit.

Edhe KRU “Prishtina”, ashtu si IKSHPK-ja ka deklaruar se uji nuk rekomandohet për pije as gatim deri në një njoftim tjetër.

“Të gjendur para kësaj situate KRU ‘Prishtina’ ka në gjendje gatishmërie autobotin me ujë të pijes, i cili në çdo kohë mund të dalë në terren për të shpërndarë ujë për të pirë”, thuhet në njoftim.

“Për informacion KRU ‘Prishtina’ në komunikim me IKSHPK, ka bërë furnizimin e QKUK-së përmes alternatives tjetër (Furnizimi Shkabaj – Batllavë), duke ofruar fillimisht siguri në furnizim për nevojat e QKUK-së, sepse uji nga sistemi i Liqenit Batllava (Shajkovc) dhe uji nga Sistemi i Ibrit (Shkabaj) është i sigurt për pije”, thuhet në njoftim. “Gjatë kësaj jave departamenti i cilësisë së ujit në KRU ‘Prishtina’ ka punuar ngushtë me stafin e Impiantit të Trajtimit të Ujit për pije në Badovc, duke ulur sasinë e trajtimit nga një kapacitet Q=460-480 l/s ne Q = 180-200 l/s, duke respektuar rekomandimet e departamentit dhe IKSHPK-së. Gjatë marrjes së mostrave ditën e sotme në veprën e marrjes në liqe, është vënë re se kemi përmirësim në cilësi të ujit në burim dhe duke parë këtë gjendje, menaxhmenti ka marrë vendim që të rrisë sasinë e ujit në trajtim, paraprakisht duke hapur shkarkuesit e linjës marrëse (Liqeni Badovc – SP Badovc). Kjo ka ndikuar që të kemi mundësi për sasi më të madhe në trajtim, duke mbajtur cilësinë afër standardit – pragut të lejuar për prezence Mangani”, ka njoftuar KRU-ja.

Bëhet e ditur se në orët e pasdites ka filluar lëshimi i një sasie më të madhe të ujit në rrjetin primar me qëllim që të shpëlahen linjat dhe të ulet prezenca e Manganit.

Studimet tregojnë se ekspozimi ndaj niveleve të larta të manganit mund të ndikojë në sistemin nervor, të ndikojë në riprodhim dhe të dëmtojë veshkat. Njerëzit mbi 50 vjeç, foshnjat nën gjashtë muaj, njerëzit me kushte të caktuara mjekësore (anemi nga mungesa e hekurit, sëmundje të mëlçisë) janë më të ndjeshëm ndaj këtyre efekteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat