Kadriaj: Policëve u mungojnë mjete elementare të punës

Aktuale

Kadriaj: Policëve u mungojnë mjete elementare të punës

Më: 20 tetor 2023 Në ora: 00:15
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadriaj ka folur për dështimin e projekt-rezolutës në mbështetje të Policisë së Kosovës, ku tha që aprovimi i kësaj rezolute ishte më e pakta që kjo qeveri mund të bënte.

“Për aprovimin e një rezolute, një debat për një rezolutë, për kërkesat më legjitime për Policinë e Kosovës, që ndoshta buxhetit të Kosovës nuk do t’i kishin kushtuar aq shumë, dhe ato janë tri kërkesa elementare, që është ligji i parakohshëm që nuk ka kosto buxhetore për pensionimin e parakohshëm të policëve, është kërkesa për rrezikshmërinë e policisë të cilët gjithmonë e kanë pasur, po edhe për sigurimin shëndetësor. Ky është minimum që kjo qeveri ka mund me e bë për Policinë e Kosovës”, tha Kadriaj në Edicionin Special.

Ndërsa sa i përket kushteve të Policisë së Kosovës, deputetja tha se atyre iu mungojnë mjetet elementare të punës.

“Nuk është që ne këtë shqetësim e kemi ngritur vetëm për situatën e krijuar, dhe nëse e analizojmë dhe e shohim unë personalisht para shumë kohe e kam ngritur këtë shqetësim sepse policëve iu kanë munguar uniformat, iu mungojnë mbathjet edhe ato çantat personale, dhe po ngritnin shqetësim se duke pasur rekrutë të rinj nuk i kanë pajisur me mjetet elementare”, u deklarua Kadriaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat