Berisha: Kosova duhet të shfrytëzojë akrobacionet e Vuçiqit me Putinin

Aktuale

Berisha: Kosova duhet të shfrytëzojë akrobacionet e Vuçiqit me Putinin

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 15:20
Zafir Berisha

Zyrtari i lartë i Nismës, Zafir Berisha, ka bërë me dije se Kosova duhet të shfrytëzojë vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Kinë.

Ai ka thënë se ky është një rast i mirë që diplomacia e kosovare të tregojë sa kah është orientuar Serbia.

Në profilin e tij në “Facebook”, Berisha ka shkruar se këto akrobacione të Vuçiqit duhet të shfrytëzohet.

“Marrveshjet e Vuçiçit me Kinën si dhe takimet e tij në Pekin me Putinin dhe Xi Jinping, janë mesazhe të qarta të orjentimit të Serbisë drejtë bllokut anti-petendimor. Kjo sjellje e Vuçiqit nuk është e rastësishme, sidomos pas aktit terrorist të 24 shtatorit ku është “kapën me pel për dore”! Kosova duhet ti shfrytëzoj në të ardhmen gjithë këto akrrobacione të Vuçiçit, që shihen edhe si kërcënim për përendimit, e që në faktë janë lojra të njohura të Serbisë”, ka shkruar Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat