Peci: Nëse Perëndimi nuk ka plan B për Serbinë, rajoni mund të lëvizë drejt një kaosi të ri

Aktuale

Peci: Nëse Perëndimi nuk ka plan B për Serbinë, rajoni mund të lëvizë drejt një kaosi të ri

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 10:53
Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka bërë me dije se nëse shtetet kyçe të perëndimit nuk kanë plan B për Serbinë, atëherë rajoni mund të lëvizë me hapa të sigurt drejt një kaosi të ri.

Në profilin e tij në “Facebook”, Peci ka shkruar se nuk ishte ngjarje e rastësishme që presidenti serb në vend të takimit me liderët evropianë në Tiranë kishte zgjedhur takimin me Putinin dhe Xi ne Peking!

Postimi i plotë:

“Nese shtetet kyce te perendimit nuk kane plan B per Serbine, dhe te gjitha vezet jane vene ne shporten e terheqjes se saj ne drejtim te Brukselit, regjioni mund te levize me hapa te sigurte drejt nje kaosi te ri! Nuk eshte ngjarje e rastesishme qe Vucici ne vend te takimit me lideret evropian ne Tirane, zgjodhi takimin me Putinin dhe Xi ne Peking! Nese plani B nuk ka qene ne tavoline deri tani, eshte koha e fundit qe te behet realitet dhe te vehet ne jete!”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat