Baraliu: Zgjatja e dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit i kushton Kosovës

Aktuale

Baraliu: Zgjatja e dekretimit të Kryeprokurorit të Shtetit i kushton Kosovës

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 18:40
Mazllum Braliu

Lidhur me mosdekretimin e Blerim Isufajt, për Kryeprokuror të Shtetit nga ana e presidentes Osmani, dhe zgjatjen e kësaj procedure, Mazllum Braliu, profesori universitar, ka thënë se një zgjatje e tillë dhe gabimet që mund të ndodhin me a pa qëllim i kushton shumë Kosovës, sidomos kur është fjala për Prokurorinë, në cilindo nivel qoftë, si dhe Kryeprokurorit të Shtetit, si institucion I rëndësishëm në sundimin e ligjit.

Ai, mes tjerash tha se tani do të duhet që të fillojë nga e para përmes institucioneve përkatëse, nga institucioni i konkursit, ngaqë Këshilli Prokurorial, në përputhje me ligjin, është i autorizuar për konkurs.

“Meqë ka ndodhur një procedurë kaq e stërgjatur, pa hyrë në vlerësim se kush ka të drejtë e kush jo, janë ligjet në fuqi dhe aktet të tjera nënligjore që do të duhej që eventualisht, në këtë rast të përsëritjes së konkursit që, siç thotë me të drejtë përfaqësuesi i BE-së, që, thjeshtë në bazë të parimeve të meritokracisë, llogaridhënies dhe transparencës, të përcillet një proces i tillë, i paanshëm dhe i ndihmuar nga Zyra Britanike, siç ka qenë edhe ma herët dhe një procedurë e respektuar  dhe jo siç ka ndodhur ma herët, që, sipas burimeve informative, nuk ka pasur një bashkëpunim të duhur dhe procesi është kontestuar kaq shumë”, tha profesori universitar, Mazllum Baraliu.

E lidhur me mosdekretimin e Blreim Isufajt  për Kryeprokuror të Shtetit nga ana e presidentes së vendit,nëse është shkelur Kushtetuta apo jo, Baraliu tha se ka pasur shkelje në procedura dhe, shtoi ai, do të duhej të mësohemi me një proces edhe llogaridhënës edhe të ligjshëm, “duke respektuar dispozitat ligjore dhe ato nënligjore në përpikëri, që të mos ketë kontestime siç patëm deri më tani, se zhagitja e procesit i kushton shumë sistemit të drejtësisë dhe Sistemit Prokurorial.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat