​Shpallet aktgjykimi ndaj 13 të akuzuarve për skema piramidale në Prishtinë

Aktuale

​Shpallet aktgjykimi ndaj 13 të akuzuarve për skema piramidale në Prishtinë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka shpallur aktgjykimin në çështjen penale kundër 13 të akuzuarve M.M, F.M, G.N, V.H, A.R, O.E, F.B, RR.B, Q.M, M.K, S.B, A.Q dhe A.H.

I akuzuari M.M është shpallur fajtor dhe është dënuar me 3 vjet burg për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari F.M është shpallur fajtor dhe është dënuar po ashtu me 3 vjet burg për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili dënim nuk do të ekzekutohet deri sa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

I akuzuari G.N është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej një viti e gjashtë muaj, për veprën penale në bashkëkryerje ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili dënim nuk do të ekzekutohet derisa aktgjykim të bëhet i formës së prerë.

Të akuzuarit V.H, A.R, F.B, RR.B, S.B, A.Q, A.H, janë shpallur fajtor dhe janë dënuar me nga 6 muaj burg, për veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm, i cili dënim nuk do të ekzekutohet derisa aktgjykimet të bëhen të formës së prerë.

Në bazë të nenit 44 paragrafi 1 të KPRK-së, me pëlqimin e të pandehurve dënimi me burg prej 6 muajve, do t’iu zëvendësohet në dënim me gjobë prej 5.000 euro, të cilin dënim do ta paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Obligohen secili i pandehur veç e veç, që t’i paguajnë të gjitha shpenzimet e procedurës, në emër të paushallit gjyqësorë shumën prej 100 euro, ndërsa shumën prej 100 euro, për Fondin për Kompensimin të Viktimave të Krimit, të gjitha t’i paguajnë në afat prej 15 ditësh, por jo më gjatë se tre muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi.

Të gjitha aparatet që janë përdor në kundërshtime me dispozitat ligjore në fuqi, konfiskohen.

Gjykata ka marrë aktgjykim lirues për të akuzuarin A.B, pasi që nuk është provuar se i njëjti ka kryer veprën penale organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Gjykata, ndërkaq, ka refuzuar aktakuzën për të pandehurin O.E, pasi që prokurorja e kësaj çështje në fjalën përfundimtare është tërhequr nga aktakuza.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat