Kërkesa e Hotit për ministrin Murati, Muja njofton se shtyhet për të premten

Aktuale

Kërkesa e Hotit për ministrin Murati, Muja njofton se shtyhet për të premten

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 11:55
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, do të raportonte sot në Komision për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Megjithatë, ky i fundit nuk mori pjesë në mbledhje.

Kryesuesi i këtij Komisioni, Armend Muja tha se mbledhja e Komisionit do të vazhdojë të premten, me pikat 5 dhe 6, pikërisht pikat për të cilat do të raportonte Murati.

Këto pika janë kërkuar nga anëtari i Komisionit nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti.

“Pika 5 dhe 6, të cilat ka kërkuar deputeti Hoti që mbledhja të vazhdojë të premten. Kjo në koordinim më Ministrin, është aprovuar” ka thënë Muja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat