“Pacolli ka ndikim të madh”, Vuçiq vihet në sulm për ta bindur Keninë të mos e njohë Kosovën

Aktuale

“Pacolli ka ndikim të madh”, Vuçiq vihet në sulm për ta bindur Keninë të mos e njohë Kosovën

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 18:47
Behgjet Pacolli

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, ka bërë të ditur se është hedhur në ofensivë për ta bindur presidentin e Kenisë, William Ruto, që Kenia të mos e njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Nga Kina, Vuçiq ka treguar se ka pasur një bisedë me presidentin e Kenias dhe se i ka shprehur atij pritjet e Serbisë që shteti kenian të mos e njohë Kosovën.

Kur ka folur për këtë çështje, Vuçiq ka thënë se ish-kryediplomati kosovar, Behgjet Pacolli, ka një ndikim shumë të madh në përpjekjen për të marrë njohjen nga Kenia.

“Kjo është për shkak të ndikimit të madh të z. Pacolli dhe qëllimit të tyre për të shpallur se Kenia do të njohë Kosovën e pavarur. Dhe besoj se kjo nuk do të ndodhë,” ka thënë Vuçiq.

Ai ka thënë se pret që Ruto të zhvillojë një vizitë në Serbi.

“Kam pasur një bisedë shumë të gjatë me presidentin Ruto dhe mendoj se jemi kuptuar mirë për çështjen e respektimit të së drejtës ndërkombëtare publike, nuk mund të flasësh kurrë në emër të dikujt tjetër, por përsa na përket neve, mendoj se kemi bërë një punë e mirë dhe e presim së shpejti në Beograd”, ka shtuar Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat