Tomë Gashi flet ashpër për sistemin juridik – kërkon përgjegjësi për vrasjen e Astrit Deharit

Aktuale

Tomë Gashi flet ashpër për sistemin juridik – kërkon përgjegjësi për vrasjen e Astrit Deharit

Nga: M.H. Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:29
Astrit Dehari dhe Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook ka shkruar në lidhje me dështimin e sistemit juridik në identifikimin e grupit terrorist vendor.

Sipas tij, zbulimi për vrasjen e Astrit Dehari nga organet përgjegjëse po mungon, përcjell “Bota sot”.

Ose gjeni vrasësit e Astrit Deharit, ose deklarohuni publikisht të paaftë për ta bërë këtë”, shtoi ndër të tjera ai.

Postimi i plotë

Sistemi juridik dështon në identifikimin grupit terrorist vendor!

Grupi terrorist, i organizuar mirë, i cili vrau Astrit Deharin më 05.11.2016, ende nuk është identifikuar nga Policia e Kosovës e as nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Organet ligj-zbatuese të Kosovës fare lehtë po i identifikojnë grupet terroriste të cilat kanë vepruar dhe ende veprojnë në veriun e Kosovës, e grupet terroriste të ardhura nga Serbia – siç ishte grupi terrorist i 24 shtatorit të këtij viti, madje edhe po i vrasin këta terroristë - mirë po ua bëjnë. Por, të njejtat organe (kaq) efikase në raport me identifikimin e grupeve terroriste të Serbisë, kanë dështuar 100% në identifikimin e grupit terrorist që vrau aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Astrit Dehari, me 05.11.2016, në Qendren e Paraburgimit në Prizren.

Astrit Dehari është vrarë në një institucion shtetëror dhe shteti është përgjegjës për vrasjen e tij!

Ose gjeni vrasësit e Astrit Deharit, ose deklarohuni publikisht të paaftë për ta bërë këtë - sepse, për pak dite do të bëhen 7 vite nga vrasja e Astritit, në duar të shtetit, e për arsye 100% politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat