Lot gëzimi në shtëpinë e Hysni Gucatit

Aktuale

Lot gëzimi në shtëpinë e Hysni Gucatit

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 15:23
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata Speciale tashmë ka liruar e ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati nga burgu i Hagës.

Gucati ishte dënuar nga Gjykata Speciale me katër vjet e gjysmë burgim më 18 maj të vitit 2022.

Më 25 dhe 26 shtator 2020, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj u arrestuan në Prishtinë, Kosovë, dhe u transferuan në objektin e paraburgimit të DHSK-së. Më 11 dhjetor 2020, Gjykatësi i Procedurës Paraprake, Nikola Giju, konfirmoi aktakuzën kundër dy të akuzuarve.

Mirpo më 12 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatësja Ekaterina Trendafilova, ka vendosur të modifikojë dënimin për Hysni Gucati, duke lejuar lirimin e tij.

Në një video e dërguar për Gazeta10 nga gazetarët në terren të cilët janë duke e pëcjellur Gucatin është parë se lot gëzimi janë derdhur nga familjarët e tij nga momenti që kanë parë Gucatin të lirë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat