Deputetja e PDK: S’ka ma marre se sot me qenë deputet i VV, s’guxojnë të flasin e as të dëgjojnë

Aktuale

Deputetja e PDK: S’ka ma marre se sot me qenë deputet i VV, s’guxojnë të flasin e as të dëgjojnë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 13:46
Ariana Musliu-Shoshi

Deputetja e PDK, Ariana Musliu-Shoshi, ka kritikuar deputetët e VV-së që sot nuk kanë marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut për t`i dëgjuar hallet e Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se nuk ka ma marre se sot me qenë deputet i VV-së.

Sipas saj, ata nuk guxojnë të marrin pjesë në asnjë komision pa “lejen” e shefave të tyre.

“S’ka ma rend e marre se sot me qenë deputet i LVV-së! Lëre qe nuk guxojn shumica prej tyre me votu e me fol asgjë në bazë të bindjes që kanë, por as me ndëgju Sindikatën e Policisë sot, e Sindikatën e MPJD-së dje e me marr pjesë në komisione hetimore! Asgjë më shumë puppet’s të Albinit e Dejonës!”, ka shkruar Musliu-Shoshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat