​Dështon mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e peticionit të Sindikatës së Policisë

Aktuale

​Dështon mbledhja e Komisionit për shqyrtimin e peticionit të Sindikatës së Policisë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 11:01
Foto ilustrim

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të mbahet mbledhje e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, në te cilën do të shqyrtohej peticioni i Sindikatës së Policisë se Kosovës.

Në këtë mbledhje munguan deputetë nga partia në pushtet. Ndërkaq, kryesuesja në këtë komision, Dude Balje bashkë me deputetet nga opozita vendosën që të mbajnë dëgjim publik, në këtë formë t'i dëgjojnë kërkesat e Sindikatës, porse jo në bazë të Rregullores së Kuvendit.

Të pranishme në mbledhje ishin, deputetja nga PDK-ja, Ariana Musliu-Shoshi, nga AAK, Albana Bytyqi, dhe deputetja nga LDK, Marigona Geci.

Kryetari i Sindikatës, Imer Zeqiri derisa ka ritheksuar kërkesat e PK-së, tha se sigurimi shëndetësor mbetet shumë i nevojshëm për PK. Ndërsa ka shtuar se nga implementimi i Ligjit për paga, policia ende nuk ka marrë shtesa të rrezikshmërisë.

Ndërsa, nënkryetari i sindikatës, Avni Hoti theksoi se policia është në gjendje të rëndë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat