Ukshini: Në Tiranë do të ketë përplasje mes Kosovës e Serbisë

Aktuale

Ukshini: Në Tiranë do të ketë përplasje mes Kosovës e Serbisë

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 21:51
Sylë Ukshini

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini pret që në takimin e 16 tetorit të samitit të Procesit të Berlinit, të ketë përplasje mes Kosovës e Serbisë.

Sipas tij, Procesi i Berlinit nuk i ka përmbushur pritjet fillestare që i ka pasur.

“Dhe unë pres që në takimin e radhës të ketë përplasje mes Kosovës dhe Serbisë. Unë e di që janë përpjekjet edhe në kuadër të Procesit të Berlinit për të shpëtu gjërat, sepse kjo është edhe një kornizë që provon t’i japë nxitje dhe shtytje procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE, por unë mendoj që në Tiranë do të ketë përplasje…gjërat kanë shkuar shumë larg dhe me agresionin që ka bërë Serbia, që çuditërisht unë nuk po e shoh që po e përmendin as drejtuesit e institucioneve, unë mendoj që ka dhënë goditjen më fatale, vetë rezolutës së 9 shtatorit 2010, mbi të cilën është kornizu dialogu Kosovë – Serbi”, deklaroi ai.

Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet më 16 tetor në Tiranë, në të cilin kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar pjesëmarrjen.

Pjesëmarrës në këtë samit do të jetë edhe kancelari Olaf Scholz, presidenti i Francës Emmanuel Macron, si edhe presidentja e Komisionit Europian, Urusula von der Leyen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat