Xhelal Sveçla nënshkruan dokumentin për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës

Aktuale

Xhelal Sveçla nënshkruan dokumentin për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 16:04
Xhelal Sveçla

Burime brenda LVV-së për gazetën kanë treguar se ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka nënshkruar dokumentin i cili parasheh shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës.

Nga i njëjti burim, Neutral.al kupton se ditëve në vazhdim, pritet edhe publikimi i tyre.

Ndryshe, sot në Kuvendin e Kosovës, ka pasur seancë për një Rezolutë për Policinë e Kosovës, e që deputetët shumicë, nuk morën pjesë.

Kjo edhe është kritikuar ashpër nga opozita, e cila po kushtëzon votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare me Rezolutën për Policinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat